04-Presentazione del libro "Shqiperia dhe Identiteti Kombetar "



« Shqiperia dhe identiteti Kombetar »


Ne vend te Parathenies,

                              nga Edvin Guri

"...Kur Shqiptarët të hyjnë në marrëdhënie të vazhdueshme me popujt e tjerë, shpresohet me të drejtë se do të luajne një rol të rëndësishëm ne boten mesedhetare, mbasi ata dallohen përgjithësisht nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit".

Elisée Reclus « Gjeografinë e Përbotëshme » Paris (1875)

Qellimi i autorit, ne kete botim, eshte per t’i dhene lexuesve disa njohuri te pergjithshme mbi Shqiperine dhe kombin shqiptar, preardhjen ilire te shqiptareve, vende ndodhjen historike dhe perpjekjet e vazhdueshme te bera nder shekuj per ruajtjen e identitetit te tij.

….Ka pasur shumë kombe me gjuhë e zakone, por që janë zhdukur nga skena e historisë sepse nuk patën mundesi të formojnë një tërësi te organizuar politikoushtarake.

%

..Historia ka vertetuar se kombet që mbijetojnë janë ata që dinë të mbrohen

Roma i shtroi popujt e tjerë rreth e qark jo sepse këta ishin më pak trima, por sepse nuk patën arritur dot ne atë shkallë organizimi sa t’i bënin ballë makinës shtetërore romake dhe ushtrisë së disiplinuar të saj.
Ushtria e këtyre popujve ishte një grumbull i mbledhur në kohë nevoje, e rreshtuar togje-togje sipas fiseve, e pa aftë për të zbatuar një plan të përbashkët dhe më e pa aftë akoma për një qëndresë të gjatë, të shumeanshme.
…Kombi shqiptar, që nga Mesjeta dhe me vone, ne asnjë çast tjetër historik nuk ka treguar aq forcë të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm, dhe që hyri si faktor në historinë e përgjithshme te Europës, se sa në kohën e Skenderbeut, i cili i dha qëndresës shqiptare kunder pushtuesve otomane, një karakter dhe identitet kombëtar.
…Skenderbeu, solli dy ide të mëdha ne luften per liri, bashkimin e te gjitha forcave ushtarake shqiptare në një komandë të vetme dhe organizimin e një ushtrie të përhershme.
…..Dihet se qysh ne antikitetin e hershem edhe ne epokat e mevoneshme, territori i banuar nga iliret dhe me vone nga paseardhesit shqiptare, gjithmone ka qene lakmuar per pozicionin e tij gjeografik te favorshem dhe per pasurite dhe bukurite natyrore, dhe si rrjedhoje eshte pushtuar, duke filluar nga legjionet romake, nga barbaret, sllavet etj., duke i detyruar banoret e ketij territori te jene gjithmone te gatshem per te mbrojtur pavaresine dhe idenditetin e tij.
…Gjuha, letersia e shkruar dhe kultura e kombit shqiptar, të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës dhe ne periudhen  e rilindjes, mbeten gjithmone dukuri baze dhe një faktor i rëndësishëm i shprehjes te njësise etnike dhe i luftes se popullit shqiptar per identitet kombetar.
Tre vëllezërit Frashëri, Abdyli, si njeriu i veprimit politik për bashkimin e atdheut, Naimi, si këngëtar i dashuruar i Shqipërisë, Samiu, si shtytës i kulturës dhe i mendimit, përbëjnë një sintezë të ndritur në historinë e Rilindjes sonë kombëtare.
Princesha me origjinë shqiptare, Helena Gjika, (e cila shkruante në gazetat dhe ne të përkohëshmet më të mëdha te Europës, nën pseudonimin Dora d'Istria), me botimet e saja:“Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, dhe librin “Shqiptarët e të dy brigjeve te Adriatikut”, te botuara ne vitin 1866 ne të përkohëshmen franceze “Revue des deux Mondes”, dha nje kontribut te madh ne zgjimin e ndjenjave patriotike te popullit shqiptar ne luften per pavaresi.
Vaso Pasha me poemen e tij ”O moj Shqipni”, qe u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes, çoi peshe zemrat e te gjithe patrioteve shqiptare brenda dhe jashte vendit per tu bashkuar ne luften e shenjte per te çliruar atdheun e tyre, “nenen” e tyre, nga roberia shekullore ku ndodhesh:



Kujt i ban zemra me e lan me dek
Kët farë trimneshe qi sot asht mek
Kët nanë të dashtun a do e lam
Që njeri i huej ta shklas me kambë


...Lufta e popullit shqiptar nen udheheqjen e lidhjes “Kombetare te Prizrenit”, organizem politik dhe ushtarak qe kishte per qellim njohjen e kombit shqiptar si shtet autonom dhe i bashkuar ne kufijt natyral te tij, edhe ne qofte se nuk dha rezultate imediate, i dha te kuptoje fuqive te medha dhe shteteve fqinje se “çeshtja shqiptare” nuk eshte me problem i tyre, por eshte problem i shqiptareve.
…E rendesishme per historine e kombit tone eshte dhe data e 28 Nëntorit 1912 që simbolizon diten e Pavarësisë Kombëtare, por me nje territor dhe popullsi te pergjysmuar, siç rezultoi mbas vendimit te Konferences se Londres te vitit 1913.
…Vendet fqinje kishin rrembyer gjysmen e territorit dhe enderronin ta gllaberonin te tere.
Enciklopedisti i njohur shqiptar i viteve tridhjete, Vasfi Samimi, ne librin e tij “Nena Kosove”, nder te tjera shkruan:

“Ne nuk duam nje Shqiperi te vogel,
as edhe nje Shqiperi te madhe,
por ne duam nje Shqiperi te vertete”.


...Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

Vaso Pasha


“Harta e pergjysmuar e atdheut”

                                                                    Nga poeti i mirenjohur Visar Zhiti

Ah,
male
male, male
si varre të mëdhenj
kryengritjesh. Dielli
dhe hëna përsipër - prindër
pleq që digjen prej dhembjes.
Lumenj që ikin. Dhe unë që iki
me erërat e tërbuara të fatit.
Të gjitha fushat e jetës
i kam në një copëz buke.
Pyll i madh, i errët
është mençuria jonë: me
kafshë dhe vetëtima, plot
gjethe që bien, me zogjtë
që ngrihen në qiejt e së ardhmes.
Arrij në liqene dashurish. Shoh dhe shoh
fytyrat e mia të pafundme nëpër dallgë. Bie
më gjunjë dhe pi dritën e syve të lirë.
Iki përsëri. Pa ty s’iki dot. Jam përgjysmë.
 Një ishull vetmie. Një shpellë pret shpirtin
tim. Emrin që s’e kam thyer
do ta ndez aty si qiri. Kudo
që të jem (edhe në dete),
larg, gjurmët i lë
në formën e
hartës së
atdheut.


…Italia, qe nga ana tjeter e Adriatikut enderronte per "bregun e 5-te", siç e quante ajo Shqiperine, pati tentuar disa here te rrembente pjese te saj deri sa e realizoi ne vitin 1939 me pushtimin e plote. 
…Keto ishin kushtet dhe rrethanat sociale dhe ekonomike te Shqiperise, menjehere mbas çlirimit te vendit ne Nentor te vitit 1944, nga e cila date mbyllej nje epoke dhe hapej nje tjeter per popullin shqiptar, dhe si rrjedhoje dilnin detyra sa urgjente aq edhe te rendesishme per vendin per tu zgjidhur.

…Si rrodhen ngjarjet, sa e si u kryen detyrat qe koha vuri perpara, a u vazhdua si qe nisur, a u çuan deri ne fund idealet, qellimet dhe obiektivat per te cilat u luftua? 
                                                                 Koha tregoi se jo.

Demokracia e shumepritur, e cila erdhi me 31 Mars 1991 mbas nje izolimi pesedhjete vjeçar nga bota, sanksionoi permbysjen e diktatures komuniste; dhe sot Shqiperia, duke perballuar shume probleme te tranzicionit, po lufton per te gjetur nje stabilitet ekonomik dhe politik.

 

 

Ne liber trajtohen keto tema :

Historia e lashte e popullit shqipetar, origjina,
Mbreteria ilire ne shek.VI-V para eres se Re,
Shteti Ilir, mbreteresha ilire Teuta, Luftrat Iliro-Romake (229-168).

Vendosja e sundimit romak ne Iliri, kryengritjet ilire.
Dyndjet dhe invazionet barbare ne Iliri (mesi i shekullit III para eres se Re),
fiset gjermanike, te huneve, vizigoteve, ostrogoteve etj.

Lindja dhe zhvillimi i qyteteve Ilire, Gjuha dhe kultura Ilire.
Ndarja e Perandorise Romake (395mbas eres se Re),
Perandoria Otomane.

Shqiperia ne shek. XIV-XVII, Dinastia e Kastrioteve.
Gjergj Kastrioti Skanderbeg, Kuvendi i Lezhes (Mars 1444),
Strategjia e Skenderbeut, Beteja e Torvjollit (Qershor 1444),
Lufta e Skenderbeut kunder Republikes se Venedikut dhe Sulltan
Muratit II, Sfetigradi.
Fushata e Skenderbeut ne Itali (gusht 1461),
Traktati me Venedikun (Gusht 1463), deshtimi i Kry qezates.

Vdekja e Skenderbeut (Janar 1468).
Pasojat e pushtimit turk ne Shqiperi mbas vdekjes se Skenderbeut, pushtimi i Krujes dhe i Shkodres.
Mergimi i shqipetareve ne drejtim te Italise.

Levizjet e viteve 1800 ne Shqiperi, Ali Pasha Tepeena.
Kryengritjet shqipetare kunder Turqise, Pashalleku i Shkodres (Mustafa Bushati).

Lufta Ruso-Turke (Prill 1877), traktati i Shen Stefanit (Mars 1878).

Rilindja Kombetare, rroli i intelegjences dhe i letersise mbare kombetare shqipetare ne luften per pavaresi.

Lidhja e Prizrenit (Qershor 1878, Programi politik i Rilindjes Pavaresija e Shqiperise, (28 Nentor 1912), rrethanat historike.

Gjendja e Shqiperise mbas shpalljes se pavaresise, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer (1912-1913),

Kufijt e Shqiperise, harta e ballkanit mbas Konferences se Londres (1913).
Princ William von Wied ne Shqiperi, (Mars 1914).

Lufta e Pare Boterore, rrethanat, pushtimi i Shqiperise nga fuqite e mbedha.
Kufijt e Shqiperise mbas luftes pare Boterore (Konferenca e Paqes, Paris 1921), caktimi fizik i kufijve te Shqiperise.

Perpjekjet per rimekembjen e shtetit shqipetar, Kongresi i Lushnjes, Asamblea Kushtetuese shqipetare (1920).

Perpjekjet e Jugosllavise per destabilizimin e Kufijve te Shqiperise,
Shqiperia nen regjimin e Ahmet Zogut,.Kryengritja e Qershorit e vitit 1924, Fan Noli.
Kthimi i Zogut ne Shqiperi (Dhjetor 1924) Shpallja e Monarkise.

Lufta e dyte Boterore, gjendja ne Europe dhe ne Ballkan, Pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste.

Levizja Komuniste ne Shqiperi, themelimi i P.K.SH., Konferenca e Pezes, Kongresi i Permetit.

Kapitullimi i Italise Fashiste.
Shqiperia mbas luftes dyte Boterore, Konferenca e Jaltes (1945), Konferenca e Paqes (Paris 1946).

Diktatura Komuniste, politika e brendeshme dhe e jashteme e Enver Hoxhes.

Raportet me Jugosllavine, Bashkimin Sovjetik dhe Kinen.

Demokracia.