21-Botime ne Shqiperi, "Kujtime dhe vleresime per ing. Lutfi Guri, nga Pavli Nikolla
- Dettagli
- Visite: 3835
Hyrje | Kulture | PORTRET/ Kujtime dhe vlerësime për ing. Lutfi Guri, PORTRET
/ 29/07/2011 10:52:00
Pavli NIKOLLA
Mjeshtri i Sportit Lutfi Guri, atlet i rezultateve të larta i cili gjate karieres se tij sportive fitoi mbi 28 medalje
Inxhinier Lutfi Guri,
është një prej figurave më të spikatura të atletikës dinamovite e asaj shqiptare.
Rrëfejnë në 75-të, vjetorin e lindjes së tij ish nxenesit dhe bashkëgaruesit e tij:
Prof. Dr. Ilia Mazniku, Dr. Rauf Dimraj, Ing Çlirim Balluku, Ing Fatos Shehu, mësuesi Vinçent Kacageli e Gazmend Tabaku, Ing. Hans Bekteshi.
Mjeshtri i sportit Lutfi Guri,
eshte pjesëmarrës i suksesshëm në shumë aktivitete sportive brenda e jashtë vendit, presidenti i parë i shoqatës së veteranëve të sportit, e cila nën drejtimin e organizimin e tij arriti shumë suksese ndër të cilat kujtojmë 25 medalje të fituara në aktivitete ballkanike e botërore.
Trajneri, ynë i nderuar Lutfi Guri është një figurë shumë e rëndësishme e sportit shqiptar, jo vetëm kaq.
Ai ka një background dhe kurrikulum të pasur në veprimtarinë e tij sportive e profesionale, mbajtës i disa medaljeve të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë si në fushën sportive e profesionale.
Njeri me karakter shumë të fortë burrëror e vullnet të hekurt, kërkues pa fjalë drejtonte e organizonte gjithnjë suksesshëm. Qëllimi për të ishte gjithçka, uniforma “Lufto me ekzigjencë dhe pa pushim se fitorja nuk do mungojë”.
Njeri me bindje të shëndosha, i cili nuk e ka shkëputur për asnjë moment veprimtarinë e tij sportive nga ajo profesionale, shkencore, e akademike.
Bashkeautor i shumë studimeve e projektimeve, nismëtar dhe koordinator i projektit të binjakëzimit mes qyteteve Firence- Tiranë.
President i shoqatës shkencore sportive Toskanë- Shqipëri, etj..
Arritja e tij më e madhe, maja e pushtuar në veprimtarinë e tij intelektuale e shoqërore është zgjedhja e tij si: “Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë për rajonin e Toskanës” ("Per te paren here ne Itali jepet nje shqiptari titulli i Konsullit te Nderit". Marre nga gazeta "Bota Shqiptare botuar ne Itali/Rrome viti 2003).
Lutfi Guri
përfundoi me rezultate të larta Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në vitin ‘59 e Institutin e Kulturës Fizike në vitin ‘68.
Punoi si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në katedrën e Elektronikës në Fakultetin e Inxhinierisë.
Veç veprimtarisë së tij si pedagog ka një aktivitet të pasur në botimet akademike për studentët e elektronikës.
Projektues e zbatues i linjes për prodhimin e radiotranzistorëve të parë në Shqipëri, krijues i linjës së prodhimit të aparateve matës elektrikë, projektues dhe krijues i laboratorit tekniko-shkencor, pranë katedrës së Elektronikës në F.SH.N., projektues i linjes per prodhimin e laboratoreve te gjuheve te huaja, te nevojshme per shkollat e mesme dhe te larta te cilat deri ne ate kohe importoheshin (viti 1976) etj.
Lutfi Guri ka qenë drejtues i disa ndërmarrjeve ekonomike të Tiranës, si në atë të mjeteve mësimore dhe sportive etj.
Veprimtaria atletike e Lutfi Gurit ka filluar që në vitin 1958, ku për herë të parë është aktivizuar në Klubin Sportiv: “Dinamo”, në garat e shpejtësisë.
Mban titullin e lartë “Mjeshtër Sporti”, kampion dhe rekordmen kombetar ne garat 100m., 200m., dhe ne satfetat 4x100m., 4x400m., dhe stafete ballkanike.
Meritë e veçantë e athletit dhe e trainerit te talentuar e shumë të mençur Lutfi Guri është dhe fakti se ne te njejten kohe kur ai konkuronte me sukses ne aktivitete kombetare dhe n/kombetare, arriti te grumbulloi rreth vehtes (vitet 1960-1970), shum elemente te rinj qe shum shpejte u bene kampion dhe rekordmen kombetar.
Planifikonte programet, studionte grafikisht progresin dhe detyrimet e secilit prej nesh për të arritur rezultatet sportive.
Aktiviteti si trajner i Lutfi Gurit ka të bëjë jo vetëm më intuitën dhe përvojën e tij por dhe me thellimin e studimeve të tij duke përfunduar Institutin e Kulturës Fizike dhe aplikimin e dijeve të fituara në edukim dhe formimin e sportistëve të tjerë brilantë të klubit “Dinamo”.
Të gjithë atletët bënë epokë.
Rekordet e tyre patën një jetëgjatësi të admirueshme, siç mund të përmendim Vinçens Kacageli, kampion e rekordmen në garat 400m, e 400m me pengesa, stafetat 4x1000m., 4x400m., stafete ballkanike; Çlirim Ballukun kampion e rekordmen kombetar në 100 e 200 m si dhe në stafetën 4x100m, 4x400m., stafete ballkanike; Rauf Dimraj kampion e rekordmen kombëtar në garat 800m., 1500m., stafete 4x400m. dhe stafete ballkanike; Ilija Mazniku; kërcimit së larti, 100m me pengesa e stafetën 4x100m. Fatos Shehu, Gazmend Tabaku dhe shumë të tjerë.
"Të gjithë ne e kemi ndjere dorën latuese të Lutfi Gurit, ngrohtësinë e fjalës së tij, burimin e forcës së pathyeshmërisë në garat sportive dhe të gjitha këto nuk erdhën si një dhuratë nga dikush, po si rezultat i punës, edukimit e stërvitjes nën drejtimin e Lutfi Gurit",
keshtu shprehen ish nxenesit, bashkegaruesit, shoket dhe miqt e Lutfi Gurit.
Shembuull kuptim plote dhe rast i rralle ne historine e athletikes i "Lutfi Gurit athlet dhe njekohesisht trainer", eshte rekordi i dyfishte ne garen e 200m. i vendosur ne stadiumin e qytetit te Korçes (Priil 1964), nga Lutfi Guri athlet dhe njekohesisht trainier dhe nga nxenesi i tij Clirim Balluku.
Lutfi Guri jeton tanimë në Itali me familjen e tij ku si familjar e gjysh shembullor, prind i admirueshëm është krenar për fëmijët e tij dhe e ndjen vehten te lumtur nga prania e nipit dhe te mbesave.
Por Lutfi Guri dhe gjatë qëndrimit të tij në Itali nuk e ka ndalur veprimtarinë e tij.
Ai ka shkruar e botuar shkrime e libra për Shqipërinë si në italisht dhe në shqip.
Ndër të cilat mund të veçojmë: “Albania, Il paese dei contrasti”, botuar në vitin 2000 nga Komuna e Firences, “Albania il paese all’alba dell'Europa”, “Le vere relazioni tra Italia e Albania”, “Italia, terra di speranza”, botuar nga Komuna e Firences.
Ndërsa në shqip ka botuar “Shqipëria dhe lufta për identitet kombëtar”, "Gadishhulli i Ilirise"etj..