20-Nga gazeta Onlines "HermesNews"

               
           

7/18/2012 11:32:55 AM

'Mjeshtër i Madh' për Ing. Lutfi Gurin

Presidenti i Republikës dekoron një prej ish atletëve më të suksesshëm në Shqipëri me Udhërin e Lartë

'Mjeshtër i Madh' 

                                                                                     


TIRANE- Presidenti i republikes, Prof. Dr. Bamir Topi i akordon zotit Lutfi Guri, Urdherin

                                                                             “Mjeshter i Madh”

Me motivacionin:
“Per kontribut te rendesishem ne zhvillimin e sportit ne vendin tone, veçanerisht ne sportin e atletikes, si sportist i jashtezakonshem me shum rekorde dhe si trainer i shume brezave te atleteve te rinj”. 

Ing. Guri njihet si nje prej atleteve i cili ka vendosur mjaft rekorde kombetare gjate viteve 60-70.

Ai punoi si pedagog prane Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Fakultetit te Inxhinierise Elektronike, njekohesisht njihet si ideator dhe projektues i linjave per prodhimin e aparateve mates te sistemit elektromagnetik, te laboratoreve per mesimin e gjuheve te huaja, te maketeve elektronike etj.

Ing. Guri eshte vleresuar mbi 50 here kampion dhe disa here rekordmend i vendit ne disiplinat: 100m., 200m., 4x100m., 4x400m., dhe stafete ballkanike, duke perfaqesuar Shqiperine me dinjitet ne mjaft takime nderkombetare.

Aktualisht ne Itali, Guri ka luajtur nje rol te veçante si “Konsull Nderi” i Shqiperise ne rajonin e Toscanes, dhe si President i shoqates “Toscana-Albania”, duke dhene nje kontribut te rendesishem social dhe kulturor me komunitetin e emigranteve shqiptar ne Toskane.

 

HermesNews-2012