08- Presentazione del libro "Gadishulli i Ilirise"

 



Dy fjale mbi librin
                                      “Gadishulli i Ilirise”
  
Nga Edvin Guri
 
 Shekulli XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të gadishullit Ballkanik, një epokë të re, epoken e Rilindjes.
 Kjo epoke ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Otomane si edhe në formimin e shteteve të pavarura.
 Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e shthurjes së marrëdhënieve të vjetra feudale dhe të lindjes së ekonomisë së tregut, të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjes kombëtare të popujve të ketij gadishulli.
 Proceset e reja, që u shfaqën në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, shënuan fillimin e epokës së Rilindjes Kombetare shqiptare, e cila zë një periudhë të tërë historike, dhe qe shtrihet nga vitet 30-40 të atij shekulli deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912.
 Megjithëse shënjat e para  të Rilindjes kishin nisur të dukeshin qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX, nuk mund të flitet për lëvizje kombëtare përpara Lidhjes së Prizrendit, te vitit  1878.
Ne memorandumin e derguar nga “Lidhja  e Prizrenit”, Kryeministrit Anglez Lord Beaconsfield, perfaqesues i Mbreterise se Angliste ne Kongresin e Berlinit (1878), nder te tjera thuhet:
 “Sikurse nuk jemi edhe nuk duam te jermi turq, keshtu do te luftojme me te gjitha forcat tona kunder cilitdoqofte qe don te na beje Sllav apo Grek.
 
                                                   Ne duam te jemi vetem Shqiptar.“
  Programi politik i Rilindjes, frymëzohej nga parimet demokratike të revolucioneve dhe të iluminizmit te Europës Perëndimore të shekullit XVIII-XIX, nga idet e Revolucionit francez të vitit 1789 dhe të revolucioneve të vitit 1848-s që tronditën Europën.
 Theksojme se Iluminizmi i rilindasve shqiptare i  ksaj periudhe, nuk ishte thjeshte perteritje e iluminizmit Europian te shek. XVIII-XIX, ai pati nje formim origjinal kombetar, qe u percaktua dhe iu pergjigj rrethanave konkrete dhe kerkesave themelore te levizjes per çlirim kombetar ne Shqiperi.
 Në këto kushte Rilindja Shqiptare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë u detyrua ta drejtonte tehun e luftës njëherësh në dy fronte: kundra sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar, dhe kundra lakmive shoviniste të shteteve fqinje ndaj kufijve natyrore, te Shqiperise të cilat përkraheshin nga Fuqitë e Mëdha, sidomos nga Rusia.
 Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare.
 Rilindasit, ne ate periudhe e mendonin krijimin e shtetit shqiptar në të dy etapa, shtet “autonom”, dhe të “pavarur”.
 Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Otomane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, drejt një shteti plotësisht të pavarur.
 Autonomia territoriale administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme.
 Një administrim autonom i Shqipërisë do tu priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shekullit XIX.
 Intelegjenca dhe letersia e kesaj periudhe u bene frymezuesja kryesore e rilindjes shqiptare.
 Gjuha dhe kultura, (të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës), mbetën një faktor i rëndësishëm i shprehjes te njësise etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor, qe përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut.
 Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, si në çdo vend tjetër, ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shekullin XVIII e sidomos në shekullin XIX.
 U rrit roli i qyteteve, jo vetëm si qendra të administratës otomane, por edhe si qendra të jetës ekonomike e politike të Shqipërisë.
 Lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve.
 Ne mendjet dhe ne zemrat e rilindasve dhe te patrioteve te kombit shqipetar gjithmone ka qene si qellim kryesor  bashkimi i popullit shqiptar, dhe motoja ka qene:
  
“Ska Shqiperi pa Kosove dhe Cameri”.
 Shum poete dhe shkrimtar shqiptar me banim ne Itali, Rrumani, Bullgari, Egjipt, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes me veprat e tyre luftuan dhe ndihmuan per ta nxjerre nga errësira e padijes popullin e përçarë.
 Zef Jubani (nga Shkodra), botoi në Trieste, në vitin 1871, një përmbledhje këngësh popullore të Shqipërisë së veriut, me një parathënie në të cilën kritikonte ashpër sundimin turk dhe pohonte se tërë shqiptarët, pavaresisht nga bindjet fetare, ishin të një gjaku, të një gjuhe, me zakone dhe aspirata te përbashkëta. Atdhetari korçar, Thimi Mitko, botoi me 1878 ne Egjypt, një përmbledhje këngësh dhe kallzimesh popullore me emrin “Bleta Shqiptare”.
 Gavril Dara  mblodhi nga gojët e Arbëreshëve, dhe përpiloi poemen e bukur “Kënga e Sprasme e Balës”.
 Gjon Buzuku, (shek.XV-XVI), autori i pare i njohur i letersise shqipe, shqiperuesi i nje libri kishtar qe eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.
 Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike. Meshari eshte botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.
 At Gjergj Fishta, në kryeveprën “Lahuta e Malesis”, këndon lufterat e malësorëve të Shkodrës kundër Malazezve dhe kundër Turqve të Rinj.
 Sami Frasheri, mendimet e tija politike i shprehu kryesisht në librin: "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë?" botuar nga Shoqëria "Dituria" e Bukureshtit, më 1899.
 Një nga problemet kryesorë te rilindasve në lidhje me kulturën dhe arësimin kombëtar ishte edhe pranimi i një “alfabeti” të përbashkët për gjuhën shqipe.
 Diskutimi me i gjere i kësaj çështjeje u bë në Kongresin e Manastirit, i cili u mblodh në Nëntor të vitit 1908.
 Mbas shumë bisedimesh dhe duke marrë para sysh përhapjen e botimeve te asaj kohe, u vendos që të përdoreshin dy alfabete, ai i “Stambollit” dhe një tjetër alfbet ai “latin” si ai i shoqërisë Bashkimi.
 Mbas vitit 1912, alfabeti i Stambollit u la mënjanë dhe u pranua prej të gjithë Shqiptarëve alfabeti latin që përdoret edhe sot.
 Me 1885, pas shumë përpjekjesh, Shoqëria e Stambollit mundi të merrte leje për të hapur shkollën e par shqipe private në Korçë.
 Ne vitin 1892, me ndihmat e Shqiptarëve dhe të disa misioneve fetare amerikane edhe angleze, u hap në Korçë e para shkollë shqipe për vajza, nën drejtimin e Gjerasim Qiriasit.
 Rrol të madh ne Amerikë ka luajtur Fan Noli*, i cili u be prift me 1908 me qëllim misionari, për ti shkëputur Shqiptarët orthodoks nga Kisha greke, nga helenizmi, e për të themeluar Kishën Autoqefale shqiptare me liturgjinë e saj në gjuhën shqipe.
  ***
 Temat kryesore qe trajtohen ne liber:
 Njohuri mbi gjeografin, qytetet kryesore te Shqiperise
 Historia, Njohuri
 Njohuri mbi historine e lashte, Pellazget dhe Iliret
 Mbreterit dhe Shtetet Ilire, Shteti i Epirit, mbreteria Dardane.
 Konflikti iliro-romak (229-168 p.e.s.), Luftrat Iliro-Romake
 Sundimi romak ne Iliri
 Ndarja e Perandorise Romake, Perandoria Bizantine.
 Dyndjet dhe invazionet barbare dhe sllave ne territorin e Ilirise.
 Qytetrimi dhe kultura Ilire
 Shqiperia ne mesejete
 Lindja dhe coptimi i principatave shqiptare.
 Dinastia e Kastrioteve, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, dhe luftrat e
 popullit shqiptar kunder perandorise ottomane.
 Pasojat e pushtimit turk ne Shqiperi mbas vdekjes se Skenderbeut
 Pashalleqet e medha shqiptare ne shekullin XVII-XVIII,
 Bushatlijt dhe Ali pashe Tepelena
 Rilindja Kombetare, rrethanat historike
 Rroli i letersise per ta nxjerre nga erresira e padijes popullin shqiptar
 Iluminizmi shqiptar
 Lufta Ruso-Turke (Prill 1877), traktati i Shen Stefanit (Mars 1878).
 Kongresi i Berlinit (1878).
 Lidhja e Prizrenit (Qershor 1878).
 Lufta e armatosur e populli shqiptar per pavaresi,shpallja e pavaresise (28 Nentor 1912).
 Gjendja ne Shqiperi mbas shpalljes se pavaresise,
 Konferenca e Ambasadoreve ne Londer (1912-1913).
 Principata autonome e Shqiperise,
 Princi William von Wied ne Shqiperi, (Mars 1914).
 Lufta e Pare Boterore, Rrrethanat historike.
 Pushtimi i Shqiperise nga fuqite e medha.
 Perpjekjet per rimekembjen e shtetit shqipetar
 Kongresi i Lushnjes, Asamblea Kushtetuese shqiptare (1920).
 Shqiperia nen regjimin e Ahmet Zogut,.
 Lufta e dyte Boterore, rrethanat
 Pushtimi i Shqiperise nga Italia fasciste, Kapitullimi i Italise Fashiste.
 Diktatura Komuniste,
 Demokracia
 Kosova, Njohuri te pergjithshme.